Frankie Grande, vëllai i këngëtares së njohur Ariana Grande, u bë temë diskutimi në rrjete sociale pas një momenti të kapur nga kamerat gjatë MTV VMA 2025.
Gjatë performancës së këngëtares kanadeze Tate McRae, 22 vjeçe, Frankie, 42 vjeç, u pa duke reaguar me një shprehje që u interpretua ndryshe nga fansat.
Disa e konsideruan reagimin e tij si shenjë pakënaqësie, ndërsa të tjerë besuan se ishte thjesht një moment i kapur në mënyrë të gabuar nga kamera.

Pas debatit në internet, Frankie shpjegoi hapur admirimin e tij për McRae. Në një video të transmetuar nga prapaskena, ai tha: “E dua Tate McRae. Jam i fiksuar pas saj. Është e bukur dhe grimeri i saj e bëri fantastike sot”, shkruan DailyMail.

Më vonë, ai u pa duke i shtrënguar dorën këngëtares me entuziazëm, ndërsa qëndronte pranë motrës së tij Ariana, e cila fitoi çmimin “Video e Vitit” për projektin “Brighter Days Ahead”.
Debati rreth reagimit të Frankie-t tregoi edhe një herë sa shpejt momentet nga eventet e mëdha kthehen në virale, ndërsa në fund ai e bëri të qartë se ishte i impresionuar nga performanca e Tate McRae.