Franco Foda: Jam shumë krenar me ekipin

nga D. V.

Shumë krenar me ekipin, ka luftuar për 90 minuta dhe kemi luajtur mirë në ofenzivë. Pas humbjes i kam thënë skuadrës se do të kemi mundësi për fitore të re.Mendoj se i gjitëh futbolli i Kosovës mund të jetë krenar me atë që kemi treguar.

Vendosëm të luajmë me dy sulmues, pasi Suedia vendosi të luajë me tre sulmues. Florent Muslijën e kishim si lojtar kreativ, ndërsa në sulm ishin Vedati e Albion Rrahmani.

Ishim të detyruar të luajmë me pesë mbrojtës për shkak të sulmit të Suedisë. Startuan Gyokeres e Elanga, ndërsa më pas luajti edhe Isak.

Në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë nga gjithë skuadra. Mbrojtësit i kanë ruajtur hapësirat shumë mirë.

Dion Zabërgja është dashur të startojë, por është lënduar në momentin e fundit. Pësoi lëndim muskulor gjatë nxemjet. Kështu u aktivizua Ilir Krasniqi. Edhe me Batonin kemi planifikuar të luajmë me pesë mbrojtës.

Kemi planifikuar që t’i ikim presionit të Suedisë me pasime sa më të shpejta. Sidomos me Albionin e kishim këtë plan. E kemi ditur se nga loja një kundër një mund të kishim raste për gol.

Patjetër që është loja më spektakolare. Ishte edhe më e vështira. Suedia ka lojtarë shumë të shtrenjtë. Por në mbrojtje nuk kemi lejuar asgjë. Në sulm kishim mundësi edhe për 3:0 e 4:0.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More