Gostivar: Arrestohet shoferi nga Kriva Pallanka për parakalim të rrezikshëm

nga D. V.

Më 08.09.2025, rreth orës 20:35, në rrugën magjistrale Gostivar–Kërçovë, policët e Departamentit për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor në Gostivar kanë privuar nga liria P.D. (26) nga Kriva Pallanka.

I riu, duke drejtuar një veturë të tipit “Audi” me targa të Shkupit, kishte kryer parakalim të parregullt të një kolone automjetesh në një kthesë me dukshmëri të pamjaftueshme, duke rrezikuar sigurinë e komunikacionit.

Ai është dërguar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More