​Osmani për artikullin e Bashës: Nuk e kam lexuar ende, i kam dëgjuar shqetësimet

nga D. V.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani deklaroi se nuk e ka lexuar ende artikullin kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku bashkautor është kryeparlamentari, Dimal Basha. Ajo tha se si presidente nuk mund të merret me punimet e politikanëve të Kosovës që i kanë bërë në kohën kur kanë qenë studentë.

Osmani në konferencë për media, tha se Basha ka konfirmuar respektin dhe sakrificën e popullit të Kosovës për liri dhe luftë të drejtë të UÇK-së.

“Nuk e kam lexuar ende, i kam dëgjuar shqetësimet dhe besoj që përgjigja që ai ka dhënë është përgjigja që duhet ta merrni. Sepse si presidente e vendit nuk kam mundësi me u marrë me punimet të cilat politikanët e Republikës së Kosovës i kanë bërë në kohën kur kanë qenë studentë.

Kryetari i kuvendit, Basha vazhdimisht ma ka konfirmuar respektin e plotë dhe të madh për sakrificën e popullit të Kosovës që është bërë për liri, për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe natyrisht që ne do të bashkëpunojmë për mbrojtjen e kësaj lufte nga dezinformimi dhe propaganda e vazhdueshme serbe dhe nga pretendimet për ta rishkruar historinë”, deklaroi ajo, raporton kp.

E para e shtetit, Vjosa Osmani tha se në çdo takim edhe jashtë vendit ka ngritur zërin “kundër dezinformimimeve dhe tentimeve për njollosje të luftës së drejtë të UÇK-së”.

Për artikullin ku bashkautor është kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, kanë reaguar disa herë kategoritë e dala nga lufta. OVL-UÇK ka kërkuar që të shkarkohet nga kjo pozitë, ku po ashtu edhe u kanë dërguar kërkesë grupeve parlamentare që të iniciojnë shkarkimin e tij.

Tre vjet pas hulumtimit me titull “Globalizimi i Ballkanit Perëndimor: Krimi Transnacional, Islami Fondamental dhe Aleancat e Padrejta”, Jana Arsovska kishte shkruar librin “Decoding Albanian Organized Crime” (Dekodimi i krimit të organizuar shqiptar), në të cilin kishte lidhur UÇK-në me botën e krimit. Për realizimin e këtij libri ka falënderuar tani kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën, i cili ka pretenduar se nuk e ka lexuar “hulumtimin” shkencor kundër UÇK-së teksa është arsyetuar se e kishte shkruar vetëm kapitullin e tretë.

Vetë Basha ka deklaruar se ka kërkuar ta heq kapitullin që kishte shkruar nga libri me bashkëautoren. /kp/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More