MARCA shkruan për Kosovën pasi federata spanjolle iu referua si “territor”

nga Lina Muslija

Gazeta më prestigjioze sportive e Spanjës, MARCA, ka shkruar për rastin e Kosovës pasi Federata Spanjolle e Futbollit iu referua vetëm si “territori i Kosovës”.  

MARCA tregoi për lexuesit e saj që ndonëse Spanja ka njohur pasaportën e Kosovës si të vlefshme, një gjë e tillë nuk nënkupton “në asnjë mënyrë njohje”.

“Komentatorët dhe të gjithë ata që marrin pjesë në transmetim përpiqen me çdo kusht të shmangin përdorimin e shprehjes ‘Kosova’ si shtet. Zakonisht përdorin terma si ‘përfaqësuesja e futbollit e Kosovës’, ‘territori i Kosovës’ apo të ngjashme”, thuhet në shkrimin e MARCA-s.

“Sot, kur përfaqësuesja U-21 e Spanjës përballet me Kosovën, ose më saktë, me përfaqësuesen e futbollit U-21 të territorit të Kosovës, pritet që të ndodhë e njëjta gjë”.

Përndryshe sot Federata e Futbollit e Kosovës ka paraqitur notë proteste ndaj UEFA-s dhe Federatës Spanjolle të Futbollit, pasi në komunikimet zyrtare për ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2027 për grupmoshat U21, Kosovë-Spanjë, Federata Spanjolle iu referua Kosovës si ‘territori i Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More