Po ndërtonte 8 objekte pa leje, një i arrestuar në Tropojë

nga Lina Muslija

Policia e Tropojës ka goditur disa raste të ndërtimeve pa leje.

Kështu, në fshatin Llugaj të Tropojës, policia arrestoi shtetasin me iniciale R.Gj. Ky i fundit po ndërtonte 8 objekte pa leje në fshatin Llugaj.

Ndërkohë, për dy shtetasit A. Zh. dhe B. C., banues në fshatin Bytyçë, të cilët kanë ndërtuar në bjeshkët e Sylbicës, një zonë e mbrojtur, nisi procedim në gjendje të lirë.

Një tjetër person, M. N., po ashtu nga Bytyçi, është shpallur në kërkim për kryerje të punimeve pa leje në të njejtën zonë.

“Strukturat e DVP Kukës, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, për ndërtimet pa leje, kanë evidentuar dhe goditur 4 raste të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë:

-arrestuan shtetasin R. Gj., banues në fshatin Llugaj, pasi po ndërtonte 8 objekte, pa leje nga organet kompetente;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Zh. dhe B. C., të dy banues në fshatin Bytyçë, pasi kanë ndërtuar objekte në bjeshkët e Sylbicës (zonë e mbrojtur), pa leje nga organet kompetente;

-shpallën në kërkim shtetasin M. N., banues në fshatin Bytyçë, pasi po kryente punime ndërtimi, në bjeshkët e Sylbicës (zonë e mbrojtur), pa leje nga organet kompetente”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More