Fetai: VLEN s’do të lejojë kurrë implikime të jashtme që cenojnë rrugën euroatlantike të vendit

nga D. V.

Shkup, 10 shtator – VLEN nuk do të lejojë kurrë implikime apo ndikime të jashtme që cenojnë rrugën dhe orientimin euroatlantik të këtij vendi. Qeveria, pjesë e së cilës jemi edhe ne, është ndërtuar mbi katër shtylla të qarta: Integrimi Evropian, Zhvillimi Ekonomik, Shteti i së Drejtës dhe Lufta kundër Krimit e Korrupsionit, të cilat në vetëm 15 muaj qeverisje janë zbatuar me hapa konkretë.

Pikërisht këto rezultate kanë trazuar forca që nuk ia duan të mirën këtij shteti, duke fabrikuar narrativa dhe duke përdorur mjete të një lufte hibride. Dilema është e qartë: pse pikërisht tani, në prag të zgjedhjeve lokale kur është evidente se opozita po i humb ato, kur Serbia përballet me protesta masive, shfaqen video dhe propagandë që tenton të fusë frikë dhe përçarje?

Raporti i Western Balkans Anti-Disinformation Hub i publikuar në gusht 2025 është një paralajmërim serioz për shoqërinë tonë. Ai evidenton se në Maqedoninë e Veriut ka rrezik të inskenimit dhe shfrytëzimit të incidenteve ndëretnike për të përhapur dezinformata dhe për të ndezur tensione. Kujtojmë se edhe para zgjedhjeve parlamentare presidenti Vuçiq shfaqi publikisht shqetësim se Ali Ahmeti po i humb zgjedhjet.

* Status facebook i zevendeskryeministrit Arben Fetai

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More