Shkup: Arrestohet 57-vjeçari për mbajtje dhe tregtim të palejuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese

nga D. V.

SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër A.V. (57) nga Shkupi për bazat e dyshimit për kryerjen e veprës penale “Përpunimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”.

Sipas raportit, më 02.09.2025, nëpunës policorë kryen bastisje në shtëpinë e të denoncuarit në fshatin Idrizovë, ku u gjetën dhe konfiskuan 50 fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe dy granata dore M75, të cilat i kishte blerë dhe ruajtur në mënyrë të paautorizuar.

Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More