Mucunski: 34 vjet pavarësi e Maqedonisë dhe 30 vjet anëtarësim i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Këshillin e Evropës

nga D. V.

Shkup, 10 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, sot në Strasburg – në zemër të institucioneve evropiane – mori pjesë dhe mbajti fjalim në një ngjarje solemne me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë: 34 vjet pavarësi e Maqedonisë dhe 30 vjet anëtarësim i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Këshillin e Evropës, kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Në fjalimin, ministri Mucunski kujtoi rëndësinë e 8 shtatorit 1991, kur qytetarët e Maqedonisë “me një zë u shprehën në referendum, duke u përcaktuar për një shtet të pavarur dhe sovran – kulminacionin e aspiratave shekullore të popullit të Maqedonisë për vetëvendosje dhe një jetë dinjitoze në atdheun e tyre”.

Ai theksoi se sot Maqedonia e Veriut është një aktor i njohur dhe i vlerësuar në skenën ndërkombëtare. 

“Si anëtare e Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Evropës dhe anëtare krenare e NATO-s, ne kontribuojmë në mënyrë aktive për paqen dhe sigurinë globale. Ne vazhdojmë të luftojmë kundër krimit të organizuar, trafikimit me njerëz dhe kontrabandës së drogës – fusha në të cilat kontributi ynë njihet dhe vlerësohet nga partnerët ndërkombëtarë”, theksoi ministri Mucunski.

Veçanërisht është theksuar roli i Këshillit të Evropës. 

“Në vitin 2025, ne shënojmë 30-vjetorin e anëtarësimit tonë në Këshillin e Evropës – një organizatë që ka qenë dhe mbetet një partnere jetësore në mbështetjen e zhvillimit tonë demokratik, përparimin e reformave ligjore dhe forcimin e institucioneve. Jemi krenarë për bashkëpunimin e thellë, dinamik dhe produktiv që flet për një marrëdhënie gjithëpërfshirëse dhe strategjikisht të rëndësishme”, shtoi ai.

Ministri Mucunski foli edhe për perspektivën evropiane dhe kontributin drejt stabilitetit evropian.

“Rruga jonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian vazhdon me vendosmëri dhe shpresë. Jemi të gatshëm të kontribuojmë, si të barabartë, për stabilitetin, prosperitetin dhe vlerat e përbashkëta të Unionit. Ne nuk jemi vetëm një demokraci e re evropiane – ne jemi një popull me një histori të pasur, një shpirt të fortë dhe një vizion të qartë për të ardhmen, theksoi ministri Mucunski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More