Blerim Sejdiu: Përfundojmë aksin 1200m Pallaticë–Zhelinë

nga D. V.

Shkup, 10 shtator – Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka inspektuar sot punimet për rikonstruksionin e rrugës Pallaticë–Zhelinë, një projekt i cili, sipas tij, ka rëndësi të veçantë për qarkullimin dhe lidhjen e fshatrave të komunës.

“Çdo ditë punë për komunën tonë dhe bashkëqytetarët e mi”, theksoi Sejdiu gjatë vizitës në terren, duke shtuar se ky aks rrugor me gjatësi 1200 metra do të mundësojë qasje më të lehtë drejt rrugës magjistrale Tetovë–Shkup.
Ky projekt është vazhdimësi e investimeve infrastrukturore të mëparshme në këtë zonë, ku janë realizuar tashmë 2400 metra rrugë që lidhin Uzurmishtin me Pallaticën, si dhe 1500 metra rrugë nga Pallatica drejt Tetovës.

“Le ta gëzojnë banorët këtë rrugë. Së shpejti do të vijmë me lajme të tjera të mira për komunën tonë, komunë urbane”, përfundoi kryetari Sejdiu.

Rruga pritet të lehtësojë dukshëm qarkullimin e banorëve dhe të forcojë lidhjet mes fshatrave të mëdhenj të komunës së Zhelinës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More