Mexhiti: Çdo ditë e punës sime si kryetar i ardhshëm do të jetë vetëm për Çairin

nga Redaksia

Shkup, 12 shtator – Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vazhduar takimet me banorët e kësaj komune. Këtë herë, ai u prit në konakun e familjes Elmazi në lagjen Fushë Topanë.

Familja e Faruk Elmazit i hapi dyert duke e mikëpritur në mënyrë vëllazërore, siç është traditë brez pas brezi në familjet shqiptare.

Gjatë takimit, Mexhiti bisedoi gjerë e gjatë për programin e tij për Çairin, duke theksuar se kjo komunë do të zhvillohet si kurrë më parë. Ai dëgjoi me vëmendje kërkesat dhe sugjerimet e të pranishmëve, duke u zotuar se do të punojë çdo ditë për realizimin e projekteve në këtë pjesë të Çairit.

“Kudo dhe në çdo lagje, po vërehet një përkrahje e fuqishme për vizionin tonë. Fitorja jonë është e pashmangshme, sepse përpjekja për Çairin ia vlen gjithmonë. Çdo ditë e punës sime si kryetar i ardhshëm do të jetë vetëm për ty, Çair, sepse Çairi është diamant,” u shpreh Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More