Shkup, 12 shtator – Kandidati për kryetar komune në Çair nga radhët e AKI-së, Bujar Osmani në kuadër të parakampanjës për kryetar Çairi sonte ka qëndruar në një familje bujare e shumë fisnike në familjen Mustafa ku patën një bashkëbisedim tejet produktiv, ku u prekën çështjet më të ndjeshme që preokupojnë qytetarët e Çairit.
Në familjen e nderuar dhe bujare Mustafa patëm një bashkëbisedim tejet produktiv, ku u prekën çështjet më të ndjeshme që preokupojnë qytetarët e Çairit. Atmosfera mikpritëse dhe fjala e sinqertë e kësaj familje janë dëshmi se Çairi ka burime të pashtershme energjie, vullneti dhe dashurie për vendin tonë.
Të gjithë ndajmë të njëjtat brenga: nevojën për institucione që punojnë me transparencë, për rrugë të pastra e të ndriçuara, për hapësira të gjelbra e për një jetë më cilësore. Këto nuk janë thjesht dëshira individuale, por aspirata të përbashkëta që na bashkojnë si komunitet.
