LSDM vazhdon akuzat ndaj pushtetit për zjarrin në Drislla

nga Redaksia

Shkup, 13 shtator – Ndërkohë LSDM vazhdon akuzat ndaj pushtetit për zjarrin në Drislla. Sipas opozitës maqedonase Shkupi po ngulfatet, ndërsa Mickoski dhe kuadrot e tij e kanë shndërruar deponinë në bombë ekologjike. Sipas kësaj partie deponia Drislla dhe Vardarishte, po helmojnë banorët e Shkupit, ndërsa akuzojnë se qeveria nuk ka ndërmarrë asgjë.

“Shkupi me ditë të tëra po ngulfatet nga tymi. Qytetarët po e paguajnë me shëndetin e tyre çmimin e paaftësisë dhe gënjeshtrave të VMRO-DPMNE-së. I lanë deponitë të rrezikojnë të drejtën e njeriut për shëndet dhe jetë. Deponitë helmojnë, ndërsa pushteti është i paaftë për të zgjidhur problemin. As shuarja e deponisë Drislla me ditë të tëra nuk jep kurrfarë rezultatesh”,tha Katerina Canevska Arsovska, LSDM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More