Zekerija Berishën bartës liste për Qytetin e Shkupit

nga Redaksia

Shkup, 13 shtator – Koalicioni VLEN ka zyrtarizuar kandidaturën e Zekerija Berishës si bartës i listës për Këshillin e Qytetit të Shkupit në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sipas njoftimit zyrtar, Berisha është vlerësuar si një profesionist i dëshmuar dhe aktivist i angazhuar i partisë Alternativa, duke fituar besimin e koalicionit për të qenë zëri përfaqësues i shqiptarëve në kryeqytet.

“Berisha është fytyra politike e cila më së miri do ta përfaqësojë VLEN-in në qytetin e Shkupit,” thuhet në komunikatën e koalicionit VLEN.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More