Mexhiti me shembull konkret: Mirëmëngjesi nga parkingu i rregulluar në afërsi të SH.F. Liria

nga D. V.

Shkup, 15 shtator – Kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot e nisi ditën me një mesazh praktik për qytetarët. Ai në faqen e tij zyrtare në facebook ka publikuar një video nga parkingu pranë Shkollës Fillore “Liria”, ku shihet një hapësirë e rregulluar sipas të gjitha standardeve, me vizë bardha të qarta, sinjalistikë të plotë dhe pastërti shembullore.

Ky mesazh i thjeshtë, por domethënës, tregon qartë vizionin e Mexhitit për Çairin, një komunë mirë e organizuar, e pastër dhe funksionale, ku çdo shërbim publik do të jetë në nivelin e duhur për qytetarët.

“Mirëmëngjesi nga parkingu në afërsi të SH.F. Liria”, ka shkruar Mexhiti, duke e kthyer këtë hapësirë të vogël urbane në një simbol të ndryshimit pozitiv në Çair.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More