KSHZ, gati për zgjedhjet në afatin e paraparë

nga D. V.

Shkup, 18 shtator – Nënkryetari i KSHZ-së, Abdush Demiri gjatë intervistës në Alsat-M ka thënë KSHZ është e përgatitur që të realizojë zgjedhjet në bazë të programit dhe afatit të paraparë.
Sipas tij, tentativa për ndryshime në Kodin zgjedhor ishte e dështuar.

“Një ditë pas dështimit të tentativës së këtillë, KSHZ mbajti seancë me të cilën atë ditë fillonte dhe procedura e parashikuar në nenin 63 i cili është në fuqi që të fillojë, që të legjitimohen propozuesit e kandidaturave të pavarura, pra është një procedurë që duhet respektuar në përputhje me nenin 63 të Kodit zgjedhor”, tha ai.

E di një gjë, shprehet ai se nuk do të ketë efekt retrospektiv që të kthehet procedura përsëri, pasi jemi në fazën e realizimit të veprimeve zgjedhore që ato të mbahen në datën e caktuar.

Ndërkohë, sa u takon rekomandimeve nga OSBE/ODIHR në drejtim të ingerencave që ka KSHZ, sipas tij KSHZ ka vepruar në këtë drejtim.

“Dy nga rekomandimet që vlerësojmë se janë të rëndësishme janë zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm të KSHZ-së, pasi nuk ka pasur përpara një pozitë të tillë dhe në një nga seancat të cilat i patëm miratuam edhe procesverbalin nr. 16, ku thjeshtësuam formën që ta kenë më të lehtë këshillat zgjedhor për të mbushur procesverbalet gjatë ditës së zgjedhjeve”, ka thënë Demiri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More