Shkup, 19 shtator – Kryetari i Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë, Goran Gjorgjievski sot në konferencë për shtyp do ta prezantojë programin e LOEM-së dhe aktivitetet e ardhshme.
Siç thekson Lidhja, aktivitetet që do të prezantohen “janë të rëndësishme për përmirësimin e klimës së biznesit dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet LOEM-së dhe Qeverisë”.
“Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë vazhdon të veprojë si partner relevant, i cili përfaqëson zërin e komunitetit të biznesit me pjesëmarrje aktive në krijimin e politikave kombëtare dhe ekonomike”, kumtoi Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë.