Arrestohet 33-vjeçari nga Gllogja pasi sulmoi fizikisht një 62-vjeçar në Tetovë

nga D. V.

Më 18 shtator 2025, rreth orës 19:00, në kryqëzimin e rrugëve “Todor Cipovski Merxhan” dhe “Strasho Pinxhur” në Tetovë, policia arrestoi D.S. (33) nga fshati Gllogjë i Tetovës. Arrestimi u bë pas një denoncimi paraprak se rreth orës 18:45, në sheshin e qytetit, ai kishte sulmuar fizikisht Q.I. (62) nga fshati Përshevc i Tetovës.
Personi i dyshuar u shoqërua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet kallëzim penal përkatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More