Shtetasi gjerman arrestohet në Tabanoc, kapet me drogë

nga Redaksia

Më 19.09.2025, në orën 05:50, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, oficerët e policisë arrestuan N.M.T. (39) nga Gjermania, i cili drejtonte një automjet “Renault Clio” me targa gjermane.

Gjatë kontrollit kufitar dhe inspektimit të bagazhit personal, tek ai u gjetën dhe u sekuestruan substancë pluhuri e bardhë, materie ngjyrë kafe në formë gungash dhe marihuanë.

Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More