Mbërrin kroçera me 600 turistë nga Europa në Vlorë

nga L. M

Mëngjesin e sotëm në portin e Vlorës ka mbërritur një kroçerë e nisur nga Monopoli i Italisë, me rreth 600 turistë në bord.

Vizitorët vijnë nga vende të ndryshme të Europës, mes tyre Italia, Greqia dhe Kroacia, duke e kthyer qytetin bregdetar në një tjetër ndalesë të rëndësishme të itinerarit turistik mesdhetar.

Për shkak të përmasave të mëdha, kroçera nuk ka mundur të ankorohet në portin e Vlorës. Turistët janë transportuar me motobarka drejt bregut, nga ku më pas janë shpërndarë për të vizituar qytetin dhe zonat përreth.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ata do të kenë mundësinë të vizitojnë jo vetëm Vlorën, me shëtitoren buzë detit dhe atraksionet e saj, por edhe destinacione të tjera historike e kulturore si Apollonia dhe qyteti muze i Beratit.

Pas vizitës në vendin tonë, kroçerja do të vijojë itinerarin drejt porteve të tjera të Mesdheut, duke e përfshirë gjithnjë e më shumë Shqipërinë në hartën e turizmit ndërkombëtar.

/vizionplus.tv

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More