Presidentja Siljanovska do të marrë pjesë në Asamblenë e 80-të të Kombeve të Bashkuara

nga Redaksia

Shkup, 21 shtator – Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë kësaj jave do të udhëtojë drejt SHBA-së për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së që mbahet në Nju Jork.

Ajo do të mbajë një fjalim në debatin e përgjithshëm dhe do të jetë pjesë e një sërë samitesh, forume liderësh dhe takimesh të nivelit të lartë. Në kuadër të vizitës është planifikuar edhe një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, si dhe takime bilaterale me disa liderë botërorë.

Motoja e këtij sesioni është: “Më mirë së bashku: 80 vjet dhe më shumë për paqe, zhvillim dhe të drejta të njeriut”.

Gjatë qëndrimit në SHBA, presidentja do të vizitojë edhe qytetin Detroit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More