Shkup, 21 shtator – Inteligjenca artificiale, 5G dhe infrastruktura optike, mjeshtëritë digjitale dhe qasja e kompanive rajonale der në tregun digjital të vetëm evropian, do të jenë vetëm disa nga çështjet që do t’i hapë “Samiti i sivjetshëm digjital në Ballkanin perëndimor”, që po mbahet më 1 dhe 2 tetor në Shkup. Siç tha sot ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovsaki, Samiti do të organizohet në dy skena, kryesor dhe teknokogjik, me tre prioritete bartëse: portofol digjital – akses i sigurt dhe i dallueshëm në shërbimet publike dhe private, ndërveprimi – lidhja e sistemeve dhe regjistrave për shërbimet elektronike ndërkufitare dhe siguria kibernetike – mbrojtja e të dhënave personale dhe infrastrukturës kritike, si dhe priten më shumë se 800 pjesëmarrës dhe folës.
“Kjo plafromë rajonale i ndërlidh qeveritë nga rajoni, bashkësia afaroste, akademia dhe partnerët ndërkombëtare me qëllim përshpejtimin e transformimit digjital në rajon. Do të marrin pjesë ministra nga Mali i Zi dhe Shqipëria, përfaqësues të lartë nga Serbia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), ITU-së, sektorit të biznesit nga rajoni dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Ndër të ftuarit dhe folësit më të rëndësishëm që i presim janë Renate Nikolai (DG CONNECT), sekretari i përgjithshëm i RCC-së Amer Kapetanoviq, zëvendës-sekretari i përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), Tomas Lamanauskas, video-fjalim nga Tomas Jarzombek (sekretari parlamentar i Shtetit të Republikës Federale të Gjermanisë), si dhe nga sektori privat Svjatoslav Senjuta nga VISA, Mark Vasiq nga Dojçe Telekom dhe Kejt Marsh nga Këshilli britanik”, informoi Andonovski në konferencën për shtyp, duke paralajmëruar Samitin.
Sipas tij, Samiti ka rëndësi të madhe sepse do t’i vazhdojë orvatjet për ulje të mëtutjeshme të roaming shpenzimeve WB6-BE me shteg drejt “roamingut si në vend”, për zero shpenzime për internet për qytetarët e RMV-së dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Regjistrimi për pjesëmarrje në Samitin tashmë ështëi hapur përmes ueb faqes zyrtare: https://digitalsummitwb6.com/.