Shkup, 21 shtator – Në zemrën e qëndresës shqiptare, Haraçinë, sot është hapur shtabi komunal i Aleancës Kombëtare për Integrim, në një atmosferë të zjarrtë dhe me pjesëmarrje masive të qytetarëve. Lideri politik Ali Ahmeti ka deklaruar se ky mobilizim është sinjal i qartë i një fitoreje të madhe që po afron.
“Nga Haraçina, zemra e qëndresës dhe krenarisë shqiptare, sot nisi rruga drejt triumfit të 19 tetorit,” tha Ahmeti, duke shtuar se populli shqiptar është i vendosur të zgjedhë përfaqësuesit e vet, e jo më “me vasalë e hyzmeqarë”.
Sipas tij, Aleanca Kombëtare për Integrim do të fitojë jo vetëm në Haraçinë, por në gjithë vendin, pasi “mobilizimi kombëtar është evident dhe populli është në këmbë”.
Ahmeti e cilësoi 19 tetorin si “ditën e kthesës” dhe “rikthimit të dinjitetit shqiptar”.