Mexhiti: Shkupi do të bëhet me Festival Kombëtar të Kulturës Shqiptare “Porta e Kulturës“

nga D. V.

Shkup, 22 shtator – Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se Shkupi do të jetë nikoqir i Festivalit Kombëtar të Kulturës Shqiptare “Porta e Kulturës“. Ky manifestim do të bashkojë muzikën, teatrin, filmin, letërsinë dhe artin pamor në një ngjarje të vetme kulturore madhështore.

Mexhiti këtë ide e ka ndarë gjatë një bisede me tenorin shqiptar me famë botërore, Rame Lahaj, në Çarshinë e Shkupit.

“Ky festival do të bëhet porta kryesore e kulturës shqiptare, duke e vendosur Shkupin në qendër të hartës kulturore të rajonit”, ka theksuar Mexhiti. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More