Baza ligjore dhe politike për ‘demilitarizim’ të UÇK-së ishte Rambujeja dhe Rezoluta 12/44, thotë dëshmitari i Mbrojtjes

nga D. V.

John Duncan, dëshmitari i tretë i Mbrojtjes në Dhomat e Specializuara të Hagës në rastin kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke folur për marrëveshjen e demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se baza ligjore dhe politike ishte Marrëveshja e Rambujesë e cila kishte kulmuar në Rezolutën 12/44.

MbrojtjaTe kush duhej ta merrje autorizimin për negociata?

DuncanJanë dy aspekte të përgjigjes ndaj pyetjes suaj. Mandati ligjor që të angazhohem në negociata, ishte Rezoluta 12/44 që instruktonte komandanti ne KFOR-it për ta demanilizutuar UÇK-ne. Pastaj mandati politik për ta kryer atë: dhe këtë e mora nga Uashingtoni, Londër, the Havier Solana, Sekretari i Pëergjitshëm, dhe te Solana shkova përmes Clarkeut. Baza ligjore ishte 12/44.

Rambujeja, po…problemi nëse mund të digresojë te problemi ligjor që e kishim. Kishte shumë deklarata dh evendime në nivelin ndërkombëtar që kulminuan në 12.44; ishte Rambuje dhe deklarata e G8”, tha Duncan.

Ish-këshilltari i Clark: Unë e kam shkruar marrëveshjen për çmilitarizimin e UÇK-së


John Duncan, ish-këshilltari i Wesley Clark, ka bërë të ditur se ka qenë ai personalisht që e ka shkruar tekstin e marrëveshjes për çmilitarizim.

“Ky është nënshkrimi i marrëveshjes së UÇK-së për demilitarizimin në mëngjes, herët, 21 janar 1999. Z.Thaçi, gjenerali Jackson, gjenerali Reef, dhe isha edhe unë. Unë isha i pranishëm sepse unë e kam shkruar tekstin e marrëveshjes. Ideja për marrëveshjen e çmilitarizimit doli si rezultat i bisedave të mia me gjeneralin Jackson. Detyra ime ishte të mbuloja çështjen e Kosovës. Michael Durkee ishte me gjeneralin Jackson duke u marrë me Kumanovën, e unë isha në Bruksel, të shihja çfarë ndodhte në Uashington. Kishte ndryshim ore, por zakonisht kryeqytetet na informonin, ne bënim bisedat, dhe ndryshimet dërgoheshin sërish në kryeqytete”, tha ai.

Duncan: Pas komunizmit, ideja e Shqipërisë së Madhe e shqetësonte komunitetin ndërkombëtar

Diplomati britanik, John Stewart Duncan deklaroi se pas rënies së komunizmit në Shqipëri, shqetësim për komunitetin ndërkombëtar ishte ideja e Shqipërisë së Madhe.

“Ka pasur një aspekt tjetër që besoj që ju e kuptoni, ideja e Shqipërisë së Madhe e shqetësonte komunitetin ndëkrombëtar dhe kjo kishte kohë. Dhe kur doli Shqipëria nga komunizimi, ky ishte një nga shqetësimet dhe ata donin të kuptonin se si ishte marrëdhënia në mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe shqiptarëve të saj. Kështu që unë duhej të isha i fokusuar në këtë aspekt, të bisedoja me këta persona dhe t’ua shpjegoja eprorëve të mi se a ishte kjo një realitet, a mund të ndodhte kjo, a ka dallime në mses shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosvës”, tha Duncan, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ish-këshilltari i Wesley Clark, përpara kësaj tha se ai dhe eprorët e tij ishin të interesuar se si funksiononte shoqëria në Shqipëri pas daljes nga komunizmi.

“Ky ishte një shtet i mbyllur për 46 vite edhe unë isha vërtetë i interesuar se si funksiononte shoqëria sepse ishte themelësi e detyrës sonë si diplomatë. Ne, duhet t’iu shpjegojmë eprorëve tanë si funksionon shoqëria, çfarë ndodhë në këtë shoqëri, si ndikojnë pushtetet, çfarë mund të ndikosh tek ata, pse mund të jenë ndonjëherë të vështirë. Kjo është puna e një diplomati, t’ua shpjegojë të gjitha spektet e një shoqërie eprorëve përkatës”, tha ai.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, fillon dëshminë diplomati britanik John Stewart Duncan

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të hënën ka filluar dëshminë ish-këshilltari politik i Wesley Clark, John Stewart Duncan në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmitari Duncan tha se nga gushti i vitit 1998 deri në dhjetor të 2001-ës, ka qenë këshilltar politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark.

Ky dëshmitar e mban kodin 1DW0006 në këtë rast gjyqësor dhe është dëshmitari i tretë i mbrojtjes, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas trupit gjykues, palët tjera duhet të kufizohen në fushëveprimin e pyetjeve të palës thirrëse dhe besueshmërinë e dëshmitarit.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III dëshmia e këtij dëshmitari do të zgjasë dy ose tri ditë maksimumi. Tha se mbrojtja e Thaçit ka parashtruar se i duhen katër orë për ta marrë në pyetje këtë dëshmitar. Kurse, ekipeve tjera mbrojtëse së bashku iu nevojiten dy orë e gjysmë. Në anën tjetër, Smith shtoi se Prokuroria ka njoftuar se i duhen rreth katër orë për kundërpyetje.

Duncan ka shërbyer edhe në Shqipëri pas komunizmit.

Në këtë seancë, të gjithë të akuzuarit janë në sallën e gjyqit, ndërsa gjyqtari Guénaёl Mettraux është i pranishëm përmes video-lidhjes.

Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, James Rubin.

Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams.

Më 14 shtator 2025, në Hagë u mbajt një protestë masive në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, ku morën pjesë qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare e mërgimtarë të shumtë

DhSK-ja ka bërë të ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.  

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More