Gjatë një fjalimi plot lot në memorialin e tij në Arizona , e veja e Charlie Kirk tha se e kishte falur burrin e akuzuar për vrasjen e tij dhe se aktivisti konservator donte të “shpëtonte të rinjtë njësoj si ai që i mori jetën”.
“E fal sepse kjo është ajo që bëri Krishti dhe kjo është ajo që do të bënte Charlie”, tha Erika Kirk.
“Përgjigja ndaj urrejtjes nuk është urrejtja. Përgjigja që dimë nga Ungjilli është dashuria.”
Përkujtimorja, e organizuar nga organizata Turning Point USA e Charlie Kirk, u mbajt në stadiumin State Farm në Glendale.
Njerëzit ishin rreshtuar për të marrë pjesë në shërbesë dhe për të dëgjuar udhëheqësit konservatorë dhe të dashurit e tij që kujtonin 31-vjeçarin që u vra ndërsa mbante një fjalim në Universitetin Utah Valley në Orem të Utah.
“Martesa ime me Çharlien ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë, dhe e di që ishte gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë edhe atij”, tha Erika.
Ndryshe, vetëm pak ditë pasi Charlie Kirk u qëllua për vdekje, Erika Kirk premtoi se do të vazhdonte punën e burrit të saj.