Të paktën 60 të vrarë në Gazë në 24 orët e fundit

nga L. M

Të paktën 61 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, si pasojë e sulmeve izraelite, ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë e territorit.

Kjo e çon numrin e të vdekurve që kur ka nisur lufta në tetor të vitit 2023, në 65,344, sipas ministrisë. 

Sulmet intensive në Gazë vijnë në kohën kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet të diskutojë për një zgjidhje me dy shtete.

Sulmet vijnë po ashtu në kohën kur Britania, Kanadaja, Australia dhe Portugalia kanë bërë njohjen e shtetit palestinez, teksa veprim të ngjashëm pritet të bëjnë të hënën edhe Franca dhe Belgjika.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More