Mbledhja e Këshillit të Qytetit të Shkupit për problemin me transportin publik tani për tani nuk është caktuar, NQP ka naftë të mjaftueshme për sot

nga D. V.

Shkup, 23 shtator – Mbledhje e Këshillit të Qytetit të Shkupit për problemin me transportin publik në kryeqytet tani për tani nuk është caktuar. Sipas burimeve të NQP-së, paralajmërim për ndërprerje të punës nuk ka dhe nafta për autobusët ka arritur dhe në të dy bazat, e cila, siç thonë, është e mjaftueshme për ditën e djeshme dhe të sotme.

Anëtari i pavarur i Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe ish-zëvendëskryetar i Qytetit të Shkupit, Aleksandar Trajanovski, për MIA-n konfirmoi se deri më tani nuk është caktuar mbledhje urgjente e Këshillit lidhur me problemin.

“Tani për tani nuk është thirrur mbledhje, as nga ana e Qytetit të Shkupit, as nga këshilltarët. Problem shtesë është ai që Këshilli, pas largimit të Trajko Sllaveskit, nuk ka kryetar,  dhe në secilën mbledhje individualisht emërohet kryetar i këshillit. Tani për tani nuk ka mblehdje të caktuar, posaçërisht jo për pikën për të cilën më pyetët”, deklaroi Trajanovski për MIA-n.

Во Скопје утрово има прекин во функционирањето на јавниот градски превоз. Сообраќаат само приватните автобуси, а не и оние на ЈСП „Скопје“. Вработените во ЈСП „Скопје“ за МИА изјавија дека ут

Sipas burimeve të NQP-së, paralajmërim për ndërprerje të qarkullimit të autobusëve të NQP-së tani për tani nuk ka, duke cekur se dje pasdite kanë arritur rreth 20 tonë naftë, nga dhjetë në dy auto bazat të cilat, siç thonë, mjaftojnë për ditën e djeshme dhe të sotme.

Qyteti i Shkupit në kumtesë drejtuar mediumeve reagoi se “Pucko petrol” e ka ndërprerë dërgesën e naftës edhe pse, siç thonë, ka marrëveshje aktive me NQP-në.

“Nën presion të fuqishëm politik, i shantazhuari Asmir Jahoski nga Pucko petrol iu bashkangjitet tentimeve për krijim të kaosit në Shkup. Edhe pse ka marrëveshje aktive me NQP-në për dërgesë të naftës, Asmir Jahoski nga Pucko petrol, i përballur me akuza me dënim me burg dhe i nënshttruar shantazheve, edhe pse ka marrëveshje aktive për dërgesë të naftës e ndërpreu dërgesën”m thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit, mes tjerash, paralajmërojnë se për Asmir Jahoskin dhe Pucko petrol do të inicohet procedurë adekuate për përgjegjësi materiale dhe penale të cilat dalin si pasojë nga mosrespektimi i marrëvehsjes për furnizim të NQP-së me naftë me çka kanë për qëllim që autobusët e NQP-së të ndalojnë së qarkulluari. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More