Taika Waititi: Ishte një ëndërr të drejtoja klipin e Ritës

nga D. V.

Rita Ora është rikthyer me këngën e saj më të re, All Natural, e cila u publikua të mërkurën (24 shtator) dhe sjell një mesazh të fuqishëm mbi pranimin dhe dashurinë ndaj vetvetes.

“Ky projekt është mbi rritjen, shërimin dhe zbulimin e vetvetes. Shpresa ime është që kur njerëzit ta dëgjojnë, të lidhen me udhëtimin e tyre personal dhe të ndihen të përfaqësuar në të”, tha këngëtarja për The Independent.

Videoklipi është realizuar nga bashkëshorti i saj, regjisori fitues i Oscar-it, Taika Waititi, i cili e përshkroi eksperiencën si “punën më të lehtë në botë”. “Nuk jam i sigurt nëse mund ta quaj punë. Ishte thjesht të drejtoja kamerën kah shoqja ime më e mirë, e cila rastësisht është jashtëzakonisht e bukur dhe natyrshëm e talentuar”, u shpreh ai me humor.

Në klip, Ora shfaqet duke kërcyer nën drita të mëdha industriale, në një hapësirë që të kujton një klub të braktisur, ndërsa muzika sjell atmosferë intime dhe energji të brendshme. Waititi e përmbylli intervistën duke e quajtur projektin “një ëndërr të realizuar”./kultplus

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More