Strugë, protesta kundër deponive ilegale

nga Redaksia

Strugë, 26 shtator – “Dritaret tona kanë qenë të mbyllura për 24 orë. Ne kërkojmë që institucionet përkatëse ta zgjidhin këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur. Ata na helmuan fëmijët, pastaj edhe ne. Ne jemi këtu për të marrë përgjigje nga autoritetet nëse ky problem do të zgjidhet. Ne e ndiejmë helmin, acidin që na mbyt dhe na djeg sytë”, tha Jadranka Domazetoski- koordinatore e protestës.

“Për fëmijët dhe për të gjithë ne këtu, frymëmarrja është katastrofike. Por siç mund ta shihni, banorët e Strugës shkruajnë në Facebook, në rrjetet sociale se do të dalin, se është kështu, se është ashtu, por askush nuk do të dalë nga frika e çështjeve të partisë, gjoja se nuk lejohen të shkojnë në punë, kanë frikë. Por, kjo nuk është parti, kjo është për qytetarët e Strugës. Nuk mund të hapim derën dhe dritaren për të lënë ajër të pastër në shtëpi. Brenda mban erë, sikur të kemi gomë të djegur”, tha një banor i Strugës./Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More