Mexhiti: Nga nëndega “Ukshin Hoti” nis fuqishëm mesazhi i ndryshimit, 19 tetori do të jetë dita e fitores së madhe

nga Redaksia

Shkup, 26 shtator – Sonte u hap shtabi zgjedhor i fitores në nëndegën “Ukshin Hoti”, ku kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti u mirëprit nga banorët me përkrahje të fuqishme.

Në fjalën e tij, Mexhiti theksoi se mesazhi i qytetarëve është i qartë dhe i vendosur, 19 tetori do të jetë dita e fitores së madhe të Çairit.

“Energjia dhe mbështetja që po marrim çdo ditë nga qytetarët tregojnë se rruga e fitores është e hapur dhe e sigurt. Kundërshtarët tanë kanë mbetur pa fuqi, pa besim dhe pa njerëz. Çairi ua ka kthyer shpinën, sepse ka parë qartë se kush kanë qenë dhe çfarë kanë bërë”, u shpreh Mexhiti.

Ai theksoi rolin e rëndësishëm të kësaj nëndege në fitoren e ardhshme.

“Edhe nëndega ‘Ukshin Hoti’ sot është boshti i kësaj fitoreje. Nga këtu nis fuqishëm mesazhi i ndryshimit, i bashkimit të qytetarëve drejt një qeverisje të drejtë e për qytetarët”.

Mexhiti më tej bëri thirrje për mobilizim të plotë deri në ditën e zgjedhjeve.

“Numri ynë është 7. Më 19 tetor do të kurorëzojmë këtë betejë me një fitore madhështore, që do të hapë një kapitull të ri për Çairin”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More