Shkup, 27 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në margjinat e e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, mori pjesë në drekën e punës të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Iniciativës së Evropës Qendrore (IEQ), në kuadër të kryesimit serb.
Siç njoftoi Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk, fokusi ishte në zgjerimin e BE-së në kontekstin e sfidave aktuale gjeopolitike dhe nevojën për bashkëpunim të përforcuar rajonal.

“Konfirmuam se IEQ mbetet një platformë kyçe për dialog, solidaritet dhe partneritet – vlera që janë forca më e madhe e rajonit në kohë të ndryshimeve globale. Në të njëjtën kohë, theksuam se integrimi i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të shtyhet më, por duhet të shihet si një investim në sigurinë dhe stabilitetin e Evropës”, thekson Mucunski.
Mucunski në publikimin e tij përfundon se mbetemi plotësisht të përkushtuar në rrugën evropiane – si një domosdoshmëri gjeostrategjike për një rajon të qëndrueshëm dhe të begatë.
