Tetovë, 27 shtator – Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhpi, zhvilloi një takim me banorët e lagjes Dardania në Tetovë.
“Fatkeqësisht, kjo lagje që ndodhet në zemër të qytetit ende përballet me mungesë serioze të kushteve elementare të infrastrukturës, kanalizimit dhe ujësjellësit. Ne do të bëjmë gjithçka që dimë dhe mundemi, që asnjë lagje dhe asnjë qytetar i Tetovës të mos ndihet i përjashtuar, por të ketë kushte dinjitoze për jetë.”, shkruan Bajrami
