Tërmet me fuqi prej 5,4 ballë sipas shkallës së Rihterit, e goditi sot Turqinë perëndimore, kumtoi Qendra sizmologjike evropiano-mesdhetare (QSEM).
Tërmeti ka ndodhur në orën 12 e 59 sipas kohës lokale dhe ka qenë në thellësi prej nëntë kilometrave, sipas të dhënave në ueb faqen e QSEM-së.
Sipas të dhënave nga Drejtoria turke për menaxhim me katastrofa dhe gjendje të jashtëzakonshme (AFAD), epiqendra e tërmetit ka qenë në rajonin e qytetit Simav në qarkun Qutahija.
