Kapen babë e birë nga Struga, vodhën energji elektrike me vlerë 22,000 euro

nga I Z

Shkup, 28 shtator – Babai 83 vjeçar nga Struga dhe djali i tij akuzohen se kanë vjedhur energji elektrike për muaj të tërë pasi kanë anashkaluar një matës në mënyrë që ai të mos matë konsumin, njoftoi Ministria e Brendshme.

“SPB e Strugës ngriti kallëzim penal kundër C.I. (83) dhe F.I. (45), të dy nga fshati Koroshishtë i Strugës, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje e energjisë elektrike”. Gjatë këtij viti, të pandehurit në mënyrë të paautorizuar kanë prerë kabllon e furnizimit që të çon në matësin e energjisë elektrike dhe kanë lidhur në mënyrë të paligjshme telat e bakrit që e lidhin matësin e energjisë elektrike, duke e bërë të pamundur matjen e energjisë elektrike të konsumuar. Kështu, të pandehurit i kanë shkaktuar dëm prej 1.377.911 denarësh EVN Macedonia, degë e KE Struga”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tags

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More