Shkup, 29 shtator – Banorët e Shkupit në Zgjedhjet lokale 2025 do të kenë mundësi të zgjidhin kryetarin e Qytetit të Shkupit, prej të cilëve vetëm një grua. Për 45 vendet e këshilltarëve në garën zgjedhore ka 19 lista me 855 kandidatë, prej të cilëve 398 gra.
Kandidatë për kryetar në Qytetin e Shkupit janë Orce Gjorgjievski i mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni, Kaja Shukova e mbështetur nga LSDM-ja dhe koalicioni, Dragan Nikollovski i mbështetur nga grupi votues, si dhe Sasho Manevski, Zoran Jovanovski nga Maqedonia e Bashkuar, Amar Mecinoviq nag E Majta, Demir Ismali nga Lidhja e Romëve, Vlladimir Kunoski nga Partia Punëtore, Aleksandar Tortevski nga “Partia yte”, Sexhan Ahmet nga partia politike Unioni i Romëve Shkup, Aleksandar Trajanovski i mbështetur nga PLD, GROM, Integra dhe PCER, Vangell Bozhinovski nga Rodna Maqedoni, Skender Rexhepi i mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga BDI, Vlladimir Trajkovski…, Goran Markovski i mbështetur nga Të pavarurit së bashku dhe Aleksandar Rashkoviq nga TMRO.
Për krahasim, në zgjedhjet e fundit lokale në vitin 2021, kishte 12 kandidatura për kryetarë të komunave dhe 95 lista këshilltarësh.
Në këto zgjedhje më interesante do të jenë votimet në disa komuna midis atyre 80-të dhe Qyteti i Shkupit. Sigurisht primatin këtu do ta ketë Qyteti i Shkupit, ndërsa nga komunat e Shkupit, Qendra dhe Çairi.
Në komunat e Shkupit, në atë të Aerodromit kandidat për kryetarë të komunës janë Sllavko Mishura i mbështetur nga grupi votues, Marjan Dimitriev nga E Majta, Vlladimir Mihajllovski nga TMRO, Dejan Mitevski nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Aleksandar Trajanovski nga LSDM-ja dhe koalicioni, Dejan Llazarevski i mbështetur nga koalicioni PLD, GROM, Integra dhe PCER.
Në Butel ka katër kandidatë për kryetar të komunave dhe atë: Olivera Livriniq e mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, Isamedin Azizi i mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga BDI, Darko Kostovski nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe Behar Emini nga VLEN.
Në komunën e Butelit ka 19 këshilltarë, ndërsa janë dorëzuar gjithsej 19 lista me 228 kandidatë.
Në Gazi Babë ka shtatë kandidatë për kryetar komune, për kryetar të komunës së Gjorçe Petrovit në Shkup ka katër kandidatë, në komunën e Kaposhit janë parashtruar pesë kandidatura për kryetar komune. Shtatë kandidatë për kryetar komune ka në Kisella Vodë.
Në Gazi Babë ka shtatë kandidatë për kryetar komune, për kryetar të komunës së Gjorçe Petrovit në Shkup ka gjithsej katër kandidatë, në komunën e Kaposhit janë parashtruar pesë kandidatura për kryetar komune, derisa shtatë kandidatë për kryetar komune ka në Kisella Vodë.
Për komunën Qendër ka pesë kandidatë.
Tre kandidatë për kryetarë ka në komunën e Çairit edhe atë: Ico Kolevski nga partia punëtore, Bujar Osmani i mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga BDI dhe Izet Mexhiti nga VLEN.
Çairi ka 27 anëtarë të këshillit lokal. Janë dorëzuar nëntë lista për këshilltarë me 243 kandidatë.
Më së shumti kandidatë për kryetarë të komunave nga komunat e Shkupit ka në Shuto Orizare – tetë.
Zgjedhjet lokale 2025 janë caktuar për 19 tetor (rrethi i dytë më 2 nëntor), ndërsa sot është dita e parë nga fushata njëzetditore.
