Takim i ministrit Toshkovski me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, Olla Sollstrom

nga D. V.

Shkup, 29 shtator – Ministri i Punëve të Brendshme u takua sot me ambasadorin e sapoakredituar të Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Olla Sollstrom.
 
Në takim u konfirmua miqësia tradicionale dhe bashkëpunimi i suksesshëm shumëvjeçar mes dy vendeve, i bazuar në besim dhe partneritet. Ministri shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria e Mbretërisë së Suedisë ofron – si në procesin e forcimit të kapaciteteve të policisë maqedonase përmes policisë suedeze, ashtu edhe në drejtim të integrimit evropian të vendit.
 
Ambasadori Sollstrom përshëndeti angazhimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve Brendshme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe falënderoi MPB-në për kontributin e saj në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në vend.
 
Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e projektit të përbashkët “Mbështetja Suedeze për Reformën Policore”, i cili po zbatohet me mbështetje financiare nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor (SIDA) për një periudhë trevjeçare, si një tregues tjetër i qartë i partneritetit të suksesshëm mes dy vendeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More