Aliu: Klinika për Vesh, Hundë dhe Fyt me aparaturë të re mjekësore me mbështetje nga agjencia turke TIKA

nga D. V.

Shkup, 30 shtator – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me zëvendëskryetaren e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA, dr. Mahmut Çevik, dhe ambasadorin e Republikës së Turqisë në vend, Fatih Ulusoj, sot vizituan Klinikën Universitare për Vesh, Hundë dhe Fyt, ku me mbështetje të TIKA-s është siguruar aparaturë e re mjekësore.

 “Klinika për Vesh, Hundë dhe Fyt është pajisur me aparatura të reja elektrokirurgjikale, përkatësisht elektrokauterë, që mundësojnë diseksion më të saktë, më efikas dhe më të sigurt të indeve, duke kontribuar në shërim më të shpejtë të pacientëve. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për klinikën, duke pasur parasysh se aty realizohen mbi 2000 ndërhyrje çdo vit. “Angazhimi ynë është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve shëndetësore në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, veçanërisht në nivelin terciar ku trajtohen rastet më komplekse”, theksoi ministri Aliu.

 Drejtori i Klinikës Universitare për Vesh, Hundë dhe Fyt, dr. Igor Kamshikoski, shprehu falënderim ndaj Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA, për mbështetjen e rëndësishme në drejtim të forcimit të sistemit shëndetësor, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More