Rritet numri i personave me probleme respiratorë, deri në 100 pacientë në ditë

nga Xh M

Shkup, 30 shtator – Me fillimin e stinës së vjeshtës, mjekët vërejnë një rritje të dukshme të rasteve me infeksione respiratore, si te fëmijët ashtu edhe te të rriturit.

Sanja Cilevska Mlladenovska, pediatre specialiste thotë se ndryshimet e shpeshta të temperaturave kanë bërë që këto infeksione të shtohen ndjeshëm, ndërsa herë pas herë në klinika paraqiten edhe raste më të rënda, ku fëmijët vuajnë nga bronkiti dhe kanë nevojë për trajtim më të kujdesshëm mjekësor.

Kontrollet ambulantore arrijnë deri në 40 pacientë në ditë.

“Në dy javët e fundit vërejmë rritje të numrit të fëmijëve, me rritje të temperaturës, me rrjedhje të hundës, me kollitje, pra para së gjithash janë me infeksione të sipërme të frymëmarrjes, ndërsa kanë filluar, edhe pse më pak por ka edhe me bronkite, pra ndonjëherë vërehet edhe infeksione të poshtme të frymëmarrjes. Lagështia e ajrit, temperaturat e ulëta të mëngjesit kanë bërë që infeksionet të jenë në rritje”, tha Sanja Cilevska Mlladenovska, mjeke.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More