Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, sonte është takuar me gratë e kësaj komune, duke vlerësuar lart rolin e tyre në familje dhe shoqëri.
“Pas çdo familjeje të fortë qëndron një grua e jashtëzakonshme. Secila prej jush është shtylla e shtëpisë, forca e shoqërisë dhe zemra e këtij vendi”, u shpreh Ramosaj.
Ai falënderoi gratë e Deçanit për mbështetjen e sinqertë dhe për kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në çdo hap të zhvillimit të komunës.
Me Aleancën dhe numrin 174, Ramosaj tha se do të vazhdojë këtë rrugë “me respekt e dashuri për gjithçka që përfaqësojnë gratë e Deçanit”.
#FLASIMmePUNË ✅
https://www.facebook.com/share/p/19oNUH9W7P/