Shkup, 2 tetor – Kryetari aktual i Komunës Kisella Vodë dhe kandidat për Kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, në emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi se në projektin e BRT-së (Bus Rapid Transit) mungojnë dy trase kyçe.
“Lidhja drejt Draçevës dhe drejt Radishanit. Po punojmë për përfundimin e tyre dhe këto do të vendosen në funksion të projektit. Për këtë projekt janë siguruar fonde, të cilat janë në një llogari të veçantë në Qytetin e Shkupit. Të gjithë ne për më shumë se 4 vjet kemi paguar interesa për këtë, dhe kemi dy opsione – t’i kthejmë paratë dhe të ndalojmë pagesat pa rezultat, ose të përballemi me problemin dhe të përfundojmë projektin”, tha Gjorgjievski.