Darko Kostovski ndan 450 bursa sportive për sportistët më të suksesshëm të Komunës së Butelit

nga Redaksia

Shkup, 5 tetor – Kryetari aktual i Komunës së Butelit dhe kandidat për një mandat të ri nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Darko Kostovski, ka ndarë 450 bursa sportive për sportistët më të suksesshëm të komunës.

Ai theksoi se gjatë katër viteve të fundit Komuna e Butelit është bërë e para në Republikën e Maqedonisë që ka financuar dhe mbështetur drejtpërdrejt sportistët në arritjet e tyre. Sipas Kostovskit, sporti është një faktor kyç për zhvillimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe më cilësore, ndërsa rezultatet e larta sportive ndihmojnë në ndërtimin e kombit dhe shtetit.

Kostovski theksoi se Buteli është një nga komunat më sportive në vend, si për nga sukseset sportive ashtu edhe për zhvillimin e infrastrukturës, duke shtuar se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojë të jetë një partner i fortë i sportistëve dhe klubeve sportive.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More