Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pyetur nga Ekonomia Online lidhur me ndërhyrjet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në zgjedhjet e 12 tetorit në Kosovë.
Kurti ka preferuar të mos japë komente shtesë, duke iu referuar deklarimit të tij në mbledhjen e fundit të Qeverisë.
“Kam folur në mbledhjen e qeverisë, për besë e keni paragrafin aty – shumë saktë është aty çka kam thënë”, u shpreh Kurti shkurt.