Valixhe e dyshimtë pranë selisë së VMRO-DPMNE-së në Shkup, evakuohen të punësuarit në objektet përreth

nga D. V.

Shkup, 8 tetor –  Për shkak të një valixheje të dyshimtë të lënë pranë selisë së partisë VMRO-DPMNE në qendër të Shkupit, janë evakuuar të gjitha ndërtesat përreth, përcjell TV21. Janë evakuuar edhe punonjësit e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore që ndodhet menjëherë pranë selisë së VMRO-DPMNE-së.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thanë se sot, në orën 12:55, një person nga sigurimi i NPRSH-së ka raportuar se në kamerat e vëzhgimit janë parë dy persona që inspektonin zonën para zyrave të institucionit, dhe njëri prej tyre ka lënë një valixhe.

“Zyrtarët policorë janë dërguar në vendngjarje dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, shtuan nga MPB-ja.

Para ndërtesës ndodhet një numër i madh njerëzish që po evakuohen, si dhe forca të shumta policore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More