Mendi Qyra vazhdon takimet me bizneset lokale: Struga ka potencial të jashtëzakonshëm

nga D. V.

Shkup, 9 tetor – Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, vazhdon takimet e tij të përditshme me qytetarë dhe biznese lokale. Në kuadër të fushatës, ai ka zhvilluar sot një tjetër takim frytdhënës me përfaqësues të një biznesi vendor, ku është diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë për zhvillimin ekonomik të qytetit.

“Çdo ditë në terren, duke dëgjuar çdo zë nga afër. Sot patëm një tjetër takim frytdhënës me një biznes lokal, dëshmi se Struga ka potencial të jashtëzakonshëm, mjafton bashkëpunimi i duhur,” – u shpreh Qyra në një postim në rrjete sociale.

Ai shtoi se bashkë me njerëzit që punojnë, krijojnë dhe kontribuojnë për qytetin, po ndërtohet një vizion për një Strugë funksionale dhe me ekonomi të gjallë.

Sipas Qyrës, angazhimi i tij mbetet krijimi i një modeli bashkëpunues mes sektorit publik dhe atij privat, për t’i dhënë Strugës drejtimin që meriton.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More