Shkup, 9 tetor – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dorëzoi në Kuvend propozim ndryshimin e ligjit për TVSH-në, që shfuqizojnë përjashtimin nga TVSH-ja për dërgesat e porositura nga jashtë me vlerë deri në 22 euro. Me këtë, të gjitha porositë online nga jashtë, pavarësisht nga vlera e tyre, do t’i nënshtrohen TVSH-së prej 18%. Përjashtimi nga TVSH-ja do të mbetet vetëm për dërgesat e vogla me vlerë jotregtare të dërguara nga një person fizik tek një person fizik, deri në shumën prej 22 euro, por jo për alkoolin, parfumet, duhanin dhe produktet e ngjashme. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu një përjashtim për sendet personale, që udhëtarët sjellin kur kthehen nga jashtë, si dhe për ilaçet për përdorim personal. Ligji do të shqyrtohet në Kuvend pas një procedure të rregullt, pas zgjedhjeve lokale të planifikuara për 19 tetor dhe 2 nëntor.
123
Postimi i mëparshëm