Fetai nga Haraçina: Sa herë që ka zgjedhje Beogradi po solidarizohet me BDI-në

nga Xh M

Shkup, 9 tetor – Arben Fetai, njëri nga liderët e VEN në tubimin në Haraçinë tha sonte se po përballemi me opozitën më hipokrite duke përmendur së fundmi rastin në Kumanovë, ku ndodhi një tragjedi familjare e ku opozita e keqpërdori të njëjtën.

“Doli Arbër Ademi dhe foli për atentat politik, një manipulim i pastër. I bëj thirrje nga Haraçina, Arbër Ademit që të dalë publikisht dhe t’u kërkon falje të gjithë banorëve të komunës së Likovës dhe shqiptarëve sepse përpjekja e tij për të manipuluar në këtë mënyrë perfide me këtë tragjedi familjare ishte thirrje për vëllavrasje. Nuk kemi nevojë për thirrje të tilla”, tha Fetai.

Sipas tij, njerëzit që kanë bërë thirrje të tilla përfshirë edhe disa zëdhënës të BDI-së e që paraqiten si mediume, “duhet të distancohen nga thirrjet e tilla dhe të kërkojnë falje para shqiptarëve.

Fetai theksoi se sa herë që ka zgjedhje, madje kjo opozitë kërkon ndihmë nga Beogradi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More