Mexhiti sfidon Bujar Osmanin, merre kë të duash, Ali Ahmetin, Artan Grubin, PR agjencit dhe eja në duel televiziv

nga Xh M

Shkup, 9 tetor – Në tubimin e koalicionit VLEN për zgjedhjet lokale në komunën e Haraçinës, një nga liderët e koalicionit dhe kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i është përgjigjur deklaratave të kundër kandidatit të tij Bujar Osmani, duke e ftuar sërish në një ballafaqim publik përpara qytetarëve.

Mexhiti gjithashtu ka shtuar se kundërshtari i tij, pasi e ka parë që po humb terren, po tenton me aktrime të vonshme të krijojë përshtypje të rreme.

“Aq shumë janë kontradiktor dhe nuk din çka flasin, në fillim të fushatës në mënyrë publike e ftova kundër kandidatin tim të dalim në duel televiziv, të ballafaqohemi pasi që VLEN-i ka sjellë konkurrencë në mesin e shqiptarëve, konkurrencë në skenën politike shqiptare, por konkurrencë në ide, në programe, pra të jetë një garë politike se cili do të bëjë më tepër për Haraçinën, cili do të bëj më tepër për Çairin, për komunat tona dhe përgjigja e tij ishte: Jo unë do të dal në duel televiziv me Mickoskin, nuk dal me këta! Ndërsa dje e pardje e dëgjoj, kur e ka parë që po e humb betejën, kur nuk ka se çfarë humb më shumë, ka shkuar dhe aktron para RTVM-së, taSH erdha këtu, nuk ka ardhur Izeti. Unë ju përgjigja edhe me shkrim, por do e shfrytëzoj Haraçinën, kalanë e pamposhtur për t’i thënë: Bujar, zgjidhe vendin, zgjidhe mediumin, vet, bashkë me Ali Ahmetin, bashkë me Artan Grubin, bashkë me ekipin tënd, bashkë me PR agjencitë që i ke, në medium, në mejdan, në shesh, ku të duash aty do të vij, do të ballafaqojmë argumentet politike, idetë tona, projektet tona, programin tonë, vizionin tonë”, ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti njëherësh dhe kandidat i VLEN-it për kryetar në komunën e Çairit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More