Tërmet i fuqishëm godet Filipinet, të paktën 7 të vdekur! Paralajmërohen pasgoditje të rënda

nga L. M

Sipas autoriteteve lokale, tërmeti i parë, me magnitudë 7.4 ballë, u regjistrua pranë qytetit Manay, në provincën Davao Oriental, duke nxitur alarmin për cunami në një rreze prej 300 kilometrash. Pak orë më vonë, një tjetër tërmet me magnitudë 6.8 ballë goditi të njëjtën zonë.

Shërbimi sizmologjik filipinas Phivolcs paralajmëroi për valë detare mbi 1 metër dhe u bëri thirrje banorëve të zonave bregdetare që të zhvendosen në zona më të larta ose të largohen nga bregu.

Dëme dhe panik në qytete

Zyrtarë lokalë raportuan dëmtime në banesa, kisha, ura dhe rrugë, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar video ku automjete tundeshin nga tërmeti dhe punonjës dilnin me nxitim nga ndërtesat.

Një zyrtar në Manay tha se lëkundjet zgjatën 30–40 sekonda dhe ishin aq të forta saqë njerëzit nuk mund të qëndronin në këmbë. “Jam 46 vjeç dhe ky ishte tërmeti më i fuqishëm që kam ndjerë ndonjëherë,” u shpreh ai.

Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., deklaroi se ekipet e emergjencës janë në gatishmëri dhe po koordinojnë ndihmën për zonat më të goditura.

Në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit

Filipinet ndodhen në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Oqeanit Paqësor, një zonë me aktivitet të lartë sizmik, ku regjistrohen mbi 800 tërmete në vit.

Ngjarja ndodhi vetëm dy javë pas një tërmeti tjetër vdekjeprurës në ishullin Cebu, ku humbën jetën 74 persona.

Autoritetet kanë hequr paralajmërimet për cunami, por rreziku i pasgoditjeve mbetet i lartë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More