Tronditet SHBA-ja, sulmi me armë zjarri në Misisipi vret katër persona, plagosen 12 të tjerë

nga L. M

Katër persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën, pas një sulmi me armë zjarri që ndodhi rreth mesnatës në qytetin Leland të shtetit amerikan të Misisipit.

Ngjarja tragjike ndodhi në rrugën kryesore të qytetit, sipas kryebashkiakut të Leland-it, John Lee, i cili foli për rrjetin CBS, partner i BBC-së.

Katër nga të plagosurit u transportuan me helikopter drejt spitaleve për ndihmë të specializuar. Autoritetet konfirmuan se deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Leland ishte më i populluar se zakonisht mbrëmjen e së premtes, për shkak të një ndeshjeje futbolli të planifikuar nga shkollat e mesme lokale, si pjesë e festimeve tradicionale të “kthimit në shtëpi”, një ngjarje vjetore që bashkon ish-nxënësit me komunitetin në një atmosferë festive.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar motivin dhe autorin e ngjarjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More